Travis Barker duket se ka sy vetëm për Kourtney Kardashian. Bateristi i “Blink-182” publikoi një tatuazh të madh që kishte bërë në këmbë dhe duket se janë sytë e gruas së tij.
“Përshëndetje”, shkruan 47-vjeçari Barker një seri fotosh të shpërndara në Instragram.
Një nga selfiet e paraqitura në karusel tregonte muzikantin pa këmishë duke treguar tatuazhet e reja. Ai postoi gjithashtu një pamje nga afër të tatuazhit, së bashku me një foto të bërë nga Kardashian.
Çifti së pari u martuan në Las Vegas në muajin prill të vitit 2022.