Aktorja e njohur, Olta Gixhari ishte ndër banoret më të komentuara të Big Brother VIP Albania. Ndonëse konsiderohej si një ndër protagonistët e edicionit të dytë të BBVA, Gixhari vendosi që pas më shumë se 90 ditësh të heqë dorë nga kjo aventurë. Ajo vendosi të larohej duke thënë se nuk po arrinte më që të përballonte mungesën e të birit duke lënë përgjysmë këtë rrugëtimin.
Realisht po mendoj që mund ta fitoj BB VIP edhe pse jam jashtë. Kaq shumë sa po me përmendin jam e bindur që në finale do kem shanset e mia.:))))
— Olta Gixhari (@OGixhari) April 11, 2023
“Realisht po mendoj që mund ta fitoj BBVIP edhe pse jam jashtë. Kaq shumë sa po më përmendin jam e bindur që në finale do kem shanset e mia”, ka shkruar Olta.
Ndërkohë, kujtojmë që në një intervistë të fundit në emisionin ‘Më lër të flas”, aktorja e quajti ‘rivalin’ e saj brenda BBVA, Luiz Ejllin ‘mashtrues profesionist’.