Egli, ish-partnerja e Olsi Bylykut, tha në një intervistë televizive se ka vendosur të bëjë një shkëputje nga muzika, pasi mendon se këngët e saj mund të shihen si dedikim për ‘ish-in’.
“Me thënë të drejtën me muzikën kam vendosur të bëj një shkëputje. Nuk e di ende nëse do të jetë një shkëputje e përhershme apo e përkohshme. Nuk e di ende as vet sepse ndoshta më vonë ndryshoj mendim por momentalisht dua të shkëputem pasi çdo lloj projekti që unë mund të bëj në këtë moment, do interpretohej si shfrytëzim i momentit dhe se çdo projekt muzikor do keqpërdorej për shkak të situatës që ndodhem dhe do të merrej si një dedikim, gjë që nuk më pëlqen”, ishte deklarata e Eglit.
Nga ana tjetër, Olsi ka reaguar në profilin e tij në Instagram ku ka publikuar disa këngë të cilat sqaron se nuk janë dedikim për Eglin, dhe se edhe më parë ka kënduar balada.
“Që domethënë balada kemi bërë edhe më parë”, shkruan Olsi.