Përfaqësues të Listës Serbe, partisë më të madhe të serbëve në Kosovë janë shprehur se do t’i vazhdojnë protestat derisa të përmbushen kërkesat e tyre, përkatësisht të tërhiqen kryetarët e komunave dhe njësitë speciale të KFOR-it.
Thirrje të ngjashme me ato të Listës Serbe janë bërë edhe nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.
Por, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka këmbëngulur se kryetarët e rinj shqiptarë të dalë nga zgjedhjet e jashtëzakonshme të prillit janë të vetmit që kanë legjitimitet të jenë në ndërtesat e komunave në veri.