Bashkimi Europian i ka vendosur ultimatum Serbisë dhe Kosovës. Ato kanë bërë me dije se 2 vendet duhet të plotësojnë 3 kërkesat nga ndërkombëtarët, në të kundërtën do të kenë pasoja të rënda.
Në përfundim të takimeve me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani dhe presidentin se Serbisë, Aleksandar Vuçiç, përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Europian për politikë të jashtme, Josep Borrell ka bërë me dije se duhen zhvilluar zgjedhje të reja në veri të Kosovës, ku serbët duhet të marrin pjesë dhe të nis puna për krijimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.
Nëse nuk do të zbatohen, ka vijuar ai, do të ketë ndikim në marrëdhënien e 2 shteteve me ndërkombëtarët.
“Kemi 3 kërkesa të qarta: – Zgjedhjet e reja lokale tani; Sigurimi i pjesëmarrjes së serbëve të Kosovës; Fillimi i punës për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe me Dialogun e lehtësuar nga BE-ja. Në rast dështimi për ta bërë këtë, do të ketë pasoja të rënda për marrëdhëniet tona”, shkruan Borrell.