U mbaj sot në Presidencë ceremonia e betimit të Taulant Ballës si ministri i ri i Brendshëm. Ai ka kryer betimit përpara presidentit të Shqipërisë, Bajram Begaj.
Kuvendi miratoi më datë 13 korrik, me 75 vota pro, 16 kundër, 1 abstenim emërimin e Taulant Ballës në postin e lënë bosh nga Bledi Çuçi pas shkarkimit të këtij të fundit më 7 korrik nga kryeministri Edi Rama, pas dhunës së fisit Rraja në Krujë.