Poseduesit e varkave kanë protestuar sot në Koman në hyrje të tunelit, që të çon pranë vendit ku nisen varkat për të shkuar në lumin e Shalës.
Ato kanë protestuar pas aksionit të policisë që i bllokoi varkat për mungesë dokumentacioni dhe kolaudimi. Ato kanë kërkuar që ky aksion të ndërpritet pasi janë në pikun e sezonit turistik dhe kërkojnë që deri në shtator të vazhdojnë siç kanë qenë.
Kjo gjë ka sjellë edhe irritimin e turistëve të cilët ishin drejtuar drejt lumit të Shalës, por mbetën në rrugë nga protesta e pronarëve të varkave.