Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, do të udhëtoj sot drejt Brukselit për të marrë pjesë në takimin e thirrur nga përfaqësuesi i lartë i BE-së, Josep Borrell, pas rritjes së tensioneve në veri të Kosovës.
Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri Josep Borrell ka bërë të ditur se i ka thirrur për një takim urgjent në Bruksel, kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç për të gjetur një rrugëdalje për situatën e tensionuar.
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha për RTS se do të marrë pjesë në takimin në Bruksel, por nuk do të takojë kryeministrin e Kosovës Albin Kurtin.
Shkruani një koment