Ashtu siç u paralajmërua, në moderimin e Kiara Titos, ‘Fan Club Dancing’ do të transmetohet çdo të diel në ekranin e ‘Top Channel’. Ajo që na ra në sy ishte vendi i opinionistit, që këtë vit duket se e ka marrë në dorë, Zhaklina Lakatari e cila të njëjtin pozicion pati edhe edicionin e dytë të ‘Big Brother Vip’.
Deri këtu çdo gjë duket në rregull, por nëse kthehemi pas në kohë kujtojmë se, Zhaklina dhe Kiara kanë pasur përplasje të ‘ashpra’ gjatë edicionit të ‘BBBVIP’. Pozicioni i Zhaklinës si opinioniste, duket se do të jetë i përkohshëm, të paktën kështu na la të kuptonim Kiara në një intervistë të shkurtër me gazetarët e ‘Top-it’, pak para nisjes së emisionit.
Duket se me pjesëmarrjen e saj si opinioniste në emisionin që drejtohet nga vetë Kiara, vajzat kanë bërë paqe.