Është qëlluar me armë zjarri në drejtim të Policisë së Kosovës nga disa persona sot në afërsi të Çeçevës, në Zubin Potok.
Ngjarja është konfirmuar nga zëvendësdrejtori Rajonal i Policisë së Mitrovicës, Veton Elshan.
Për ngjarjen janë arrestuar pesë persona, katër serbë dhe një shqiptar. Një tjetër person është shpallur në kërkim.
“Sot në orët e para të mëngjesit në rrethinën e Komunës së Zubin Potokut, Policia ka hasur në një furgon dhe disa vetura të cilat besohej se kontrabandonin mallra. Gjatë tentimit për ndalim, ka pasur shkëmbim me armë zjarri, por nuk ka të plagosur.
Pesë persona janë arrestuar, katër serbë dhe një shqiptar, dhe një është në kërkim, ndërsa janë konfiskuar një furgon dhe tri vetura. Brenda furgonit janë gjetur cigare të kontrabanduara. Rasti ka ndodhur rreth orës 03:00 të mëngjesit”, njofton policia.