Gjëja më e mirë që një artist mund të ketë është mirënjohja për ata që në ditë të vështira mund t’i kenë shtrirë dorën për ta ndihmuar. Ky është pikërisht rasti i Stresit. Brenda shtëpisë së Big Brother Vip Kosova, ai, pa asnjë problem ka pohuar se çelësi i suksesit së tij në muzikë e ka emrin Flori Mumajesi.
“Isha në rrugë duke bërë muzikë të keqe dhe ai më mori nga rruga dhe më tha se kështu bëhet muzika”, u shpreh Stresi. Ky veprim ka tërhequr vëmendjen e Florit, i cili ka ndarë videon në rrjete sociale.
“E rrallë, si është e mundur pas kaq vitesh mirënjohjeje. Hallall ta bëftë Zoti, Stresi”, ka shkruar kantautori për reperin. Kujtojmë që Stresi është një ndër banorët që i është bashkuar reality show-t “Big Brother VIP Kosova”, që nisi transmetimin pak ditë më parë.