Balerina e njohur shqiptare, Klaudia Pepa jeton prej disa vitesh në Itali. Ajo atje po zhvillon karrierën si koreografe.
Ndërkohë që mes vrullit të madh të punës, Klaudia duket se e ka gjetur kohën edhe për pushime. Ajo po relaksohet në Kretë dhe nuk ka nguruar të ndajë në Instagram disa foto.
“Nga Kreta me dashuri”, ka shkruar balerina krahas imazheve në bregun e detit.
Mirëpo, duket se këto foto nuk janë pritur mirë nga të gjithë, pasi ka pasur edhe ndjekës, të cilët e ka paragjykuar Klaudian se pse ka zgjedhur Greqinë.
Madje, njëri prej tyre gjithë mllëf e ka konsideruar spiune greke.
“Anti-shqiptare spiune grekut. Sa leke more nga grekët”, ka shkruar ai. Ndërsa, Klaudia ka vendosur të mos shqetësohet për fjalët, duke vijuar pushimet e qetë.
View this post on Instagram