Aktori i njohur i humorit, Albano Bogdo, ka shpërthyer gjatë një video live në TikTok. Shkak është bërë mbyllja e Klanifornia, emision i cili nuk do të transmetohet këtë sezon.
Albano tha se pronari i ka njoftuar tre muaj para për mbylljen e emisionit. Aktori thotë se e ka parë të pavend afatin e njoftimit duke mos i lënë kohë të mendohet për një punë tjetër.
“Na erdhi një ditë pronari dhe i tha Turit në prill që në qershor mbyllet “Klanifornia”. Nuk mund të thotë njeriu tre muaj para, për tre muaj ikni ju. E di që tre muaj është ligjërisht. Por unë nuk jam roje objekti. Duhet të më thuash një vit para që të rri të mendohem një vit ta ndaj jetën në mes midis punës që po bëj për ty dhe projektit të ri. Nuk mund të thuash tre muaj para shkoni ku të doni se mua kaq më duheshit”– tha Albano.