Edhe pse është një nga këngëtaret më të preferuara për publikun, duket se Selena Gomez po mendon të tërhiqet nga bota e muzikës.
Vetë artistja tha në një intervistë se do të nxjerrë albumin e fundit, para se të largohet përfundimisht nga muzika.
“Fillova të argëtohesha shumë me muzikën dhe më pas turneu ishte vërtet argëtues. Por unë isha duke bërë shfaqjen time televizive [Wizards of Waverly Place] në të njëjtën kohë dhe thjesht e pashë atë shumë argëtuese, kështu që thjesht vazhdova. Por sa më shumë rritem, aq më shumë më pëlqen. Do doja të kisha sërish një shfaqje. Ndjehem sikur kam një album më shumë brenda vetes, por ndoshta do të zgjidhja aktrimin. Dua të qetësohem sepse jam e lodhur”, tha 31-vjeçarja.
Gomez u vendos në qendër të botës së w-it sidomos me lidhjen e saj me këngëtarin Justin Bieber. Edhe pse kanë kaluar shumë vite nga ndarja e tyre, dyshja sërish shihen me adhurim nga fansat e tyre.