Kosovë- Shkëlqim Kameri është një nga pesë personat të cilët dy ditë më parë përdhunuan 11-vjeçaren për gati 7 orë në Prishtinë.
Teksa ndodhej në arrati, Kameri ka shpërndarë një video në të cilën thuhet: Nuk po them se jam bërë pishman për gjërat që kam bërë në jetë, sepse kam dashur dhe i kam bërë.
“Në jetën time ngatërrova të fortin me budallain… sepse të fortët e vërtetë dhe gansterët nuk dalin kurrë në skenë …rrinë larg… Nuk po them se jam bërë pishman për gjërat që kam bërë në jetë…sepse kam dashur dhe i kam bërë”, thuhet në videon që ai ka shpërndarë.
Ai u dorëzua në polici nga vetë babai i tij ditën e djeshme i cili i shkatërruar u shpreh se 19 vjeçari nuk ka qenë një djalë problematik, por shoqëria me të cilën shoqërohej ka ndikuar për keq.
Më tej ai shtoi se se ata jetojnë 8 anëtarë me një rrogë dhe do e ketë të pamundur t’i paguajë të birit një avokat.
“Ma mirë mos kofsha hiç, ma mirë me m’myt mu, mos me kanë gjallë se që jom prind. Unë vet e kam dorëzu Shkelqimin në Polici. Ai s’ka qenë djalë problematik, i urtë, punëtor, e morën në qaf tjetër kush, e na morën në qafë edhe neve, tri shpi na kanë blloku krejt. Mos vet. S’kom me gjetë avokat, me çka pagu, punët ligshtë. Me një rrogë tetë anëtarë“, u shpreh i ati.