Politika shqiptare ka reaguar për situatën në veri të Kosovës. Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka i ka cilësuar si të papranueshme sulmet ndaj NATO-s, KFOR-it dhe medias. Ajo vë theksin se palët duhet të ulen dhe të dialogojnë.
“Sulmet e dhunshme dhe të paprovokuara ndaj NATO-s, KFOR-it dhe medias janë të papranueshme dhe duhet të ndalen menjëherë. I shprehim mbështetjen tonë të plotë KFOR-it dhe i urojmë shërim të shpejtë ushtarëve të plagosur të KFOR-it. Qetësimi i situatës është i domosdoshëm. Dialogu i lehtësuar nga Bashkimi Evropian është rruga drejt normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës e Serbisë, si dhe njohja reciproke që do të sigurojë qëndrueshmëri afatgjatë në rajonin tonë”, shkruan Xhaçka.
Edhe ministri i Brendshëm, Niko Peleshi thotë se dialogu është zgjidhja e vetme.
“Të shqetësuar për situatën në veri të Kosovës. Dënojmë me forcë dhunën e përdorur ndaj trupave të KFOR, që po përpiqen për garantimin e sigurisë së qytetarëve atje. Dialogu dhe ulja e tensioneve, zgjidhja e vetme për një bashkëjetesë të mirë dhe stabilitet në rajon! Urojmë shërim të shpejtë për trupat e lënduar”, thuhet në reagim.
Nga dhuna në veri, sipas KFOR-it kanë mbetur të lënduar 25 pjesëtarë nga kontingjenti shumëkombësh.