Einxhel Shkira dhe Dj Dagz do të bëhen prindër për herë të parë. Pasi moderatorja ironizoi mediat që raportuan se ishte në një pritje të ëmbël, ajo e konfirmoi për herë të parë se në fakt lajmet ishin të vërteta.
Tanimë Einxhel nuk fshihet më dhe ka publikuar në rrjetet sociale disa foto me barkun e rrumbullakosur, siç ka bërë së fundmi. Moderatorja ka publikuar në Instagram dy foto ku shihet tek pozon me një palë pantallona rozë dhe një crop-top ku shkruhet ‘Engjëll’.
Krah shumë komenteve pozitive dikush i ka shkruar asaj: “Zemër me këtë shtatzëni aq të madhe e keni bërë punën, sikur je e vetmja në botë shtatzënë“. Komenti mesa duket ka marrë edhe përgjigjen e Einxhel e cila i shkruan:
“Pse a mos je gjë edhe ti përveç meje? Për veten time e vetmja jam dhe për mua shumë e madhe është se nuk lind çdo muaj. E nëse ty të duket gjë e vogël të jesh shtatzënë atëherë po më dhimbset jot ëmë që të ka mbajt 9 muaj në bark e të ka rritë sa një gomar për me i bë këto komente një vajze shtatzënë’’.
Më pas ajo e ka shpërndarë komentin edhe në Instastory ku ka shkruar:
“Ndërkohë realiteti jonë maskilist që e trajton shtatzëninë sikur po ha një tas groshë a thu s’po bën një qenie tjetër. Po s’keni faj se ca gra më mirë të kishin ngrënë një tas groshë se të bënin ca si puna juaj.”/panoramaplus