Këngëtarja e njohur Filloreta Raçi, e njohur thjesht si Fifi, këtë herë ka bërë një kërkesë të veçantë të cilën ua ka drejtuar drejtuesve të shtetit shqiptar , me shpresën se këta të fundit do ta ndihmojnë.
Kemi dëgjuar shpesh që personazhet publike, kryesisht këngëtarët, nga Kosova për një arsye apo për një tjetër kanë kërkuar pasaportën shqiptare. Arsyeja kryesore është mosliberalizimi i vizave të Kosovës. Pajisja me nënshtetësinë shqiptare u hap atyre shumë rrugë.
Përmes një postimi në Instagram, Fifi i ka bërë thirrje Presidentit të Shqipërisë Bajram Begaj, Kryeministrit Edi Rama, Kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj dhe Ministres së Kulturës Elva Margariti që ta shqyrtojnë kërkesën e saj. “Si një vajzë shqiptare nga Kosova që veproj e jetoj tash e shtatë vite në Shqipëri dhe dua fort të pajisjem me pasaportën shqiptare me shqiponjë… A mund të ndodhi që të bëhem nënshtetase shqiptare ndonjëherë?” – ka pyetur Fifi.