Kledi Hysa doli i lidhur nga shtëpia e “Big Brother”. Më mirë të themi doli me dëshirën për të qenë single, pasi historia e tij 5-vjeçare kishte nisur të pësonte krisje. Duket se tashmë si i famshëm dhe beqar, Kledi po e shijonte jetën mes eventeve të shumta ku ishte në qendër të vëmendjes. Por duket se ‘liria’ nuk zgjati shumë, pasi një bukuroshe ia rrëmbeu vëmendjen.
Dhe bëhej fjalë për një ndër personazhet më të pëlqyera të showbizzit. Evi Reçi është ndër personazhet që edhe pse ndër vitesh pjesë e kësaj industrie, gjithmonë jetën private e ka pasur hermetike. Kjo deri kur në rrjet nisën të qarkullonin foto të dy personazheve nga vende të njëjta. Kaq mjaftoi që të vulosej se mes tyre kishte nisur një histori dashurie.
E kur asnjëri prej protagonistëve nuk ka folur lidhur me këto raportime, Evi ka udhëtuar së fundmi drejt Austrisë. Një udhëtim që nuk na kishte bërë përshtypje po të mos ishte për faktin se Kledi jeton aty. Këngëtarja ka ndarë me ndjekësit e saj në “Instagram” një foto ku shihet në natyrë teksa nuk ka ngurruar të vendosë vendndodhjen: Austri.
Ndërkohë, Kledi ka postuar një foto nga shtëpia e tij ku fokuson disa fruta e po ashtu ka vendosur vendndodhjen “Dornbirn” që ndodhet në Austri. Ata nuk janë shfaqur bashkë por me siguri nuk është një rastësi udhëtimi i Evit drejt shtetit austriak.
Pak kohë më parë ata ndodheshin në Firence në të njëjtin vend dhe në të njëjtën kohë e më parë në Vlorë. Duket se është kjo mënyra e heshtur që ata të dy kanë zgjedhur për të luajtur me mediat, duke mos pranuar hapur këtë raport të lindur pak kohë më parë. Kledi dhe Evi janë njohur nga miq të përbashkët dhe duket se pas takimeve me miqësinë, ato veç u shndërruan në intensive.
Pak kohë pas njohjes nisi edhe lidhja e tyre, që për publikun nisi të zbulohej nga rrjetet sociale, por nga miqtë e afërt të tyre, dihej që në ditët e para. Duket se loja në rrjetet sociale ka vijuar edhe me komente. Evi ka qenë e ftuar në “Netët e klipit shqiptar” ku ka rrëmbyer edhe një çmim, atë të “Klipit më të mirë qytetar”. Dhe çmimin ia dorëzoi pikërisht Kledi.
Modeli jo vetëm që ka qenë në Ulqin me të, por është ngjitur edhe në skenë për t’i dhënë kupën. Ai po ashtu e ka mbështetur të dashurën e përfolur edhe në rrjetet sociale ku ka publikuar video të sajat. Evi postoi një foto të sajën ku i ka falënderuar të gjithë dhe veçanërisht modelin, i cili i dorëzoi çmimin. “Çmimi për muzikën qytetare! Shumë faleminderit për vlerësimin nga Festivali @neteteklipitshqiptar! Thanks @kledihysa që më dorëzove trofeun!”, shkroi këngëtarja krahas fotos ndërsa Kledi e ka përgëzuar dhe komplimentuar Evin për paraqitjen e saj teksa u shpreh se ajo meritonte më shumë se aq. “Mbrëmë shkëlqeve në skenë edhe çmimin e meritoje, madje dhe më shumë #dontgiveup”, komentoi modeli në foton e ‘partneres’.
Pas zërave për një lidhje mes tyre, ata u shfaqën për herë të parë në publik, teksa ishin të ftuar në “Netët e klipit shqiptar”. Por, në nisje të eventit, Kledi erdhi i shoqëruar me këngëtaren Sheila Haxhiraj, me të cilën zhvilloi edhe një mini-intervistë për “RTSH”. Edhe vetë moderatorja ka folur për raportin e saj, duke i bërë të gjithë edhe më konfuz.
Teksa u pyet nëse është në një lidhje me Kledin, këngëtarja nuk ka nguruar aspak për të dhënë përgjigjen e saj duke lënë të nënkuptohet se mbase mes tyre ka me të vërtetë diçka. “Më pëlqyen se thoshin është rastësia, por është e vërtetë. Epo rastësia është mbreti i botës. Kaq kam për të thënë.”– tha Reçi.
Një reagimi ka ardhur edhe nga Kledi Hysa, i cili vendosi t’i përgjigj pyetjes së një ndjekësi në “Instagram”. “Je vetëm apo i lidhur?”, ishte pyetja e ndjekësit. Ndërsa ish-banori i BBV ka vendosur të përgjigjet përmes një videoje ku shfaqet i ulur në një karrige. Gjatë videos, modeli kthehet duke parë në të majtën dhe të djathtën e tij, ndërsa thotë thjesht “atëherë…”. Me këtë veprim ai nënkupton se është vetëm (të paktën në momentin kur ka xhiruar videon.)
Fillimisht, pas daljes nga BBV, u dyshua se ai dhe këngëtarja Sheila Haxhiraj, gjithashtu ish-banore e reality-showt, mund të kishin një raport romantik. Por dyshimet u hodhën poshtë nga dyshja, dhe pas publikimit të këngës së re të Sheilës u konfirmua se ata ishin parë të afërt pasi po xhironin së bashku klipin. Në nisje të eventit “Netët e Klipit Shqiptar”, Kledi erdhi i shoqëruar me këngëtaren Sheila Haxhiraj me të cilën zhvilloi edhe një mini-intervistë për “RTSH” Sheila u pyet nëse Kledi ishte i dashuri i saj apo i Evi Reçit.
“Vetëm për sot jemi ne të dashur…”, shprehet Sheila duke qeshur dhe duke rikonfirmuar se mes tyre ka vetëm miqësi. Ndërsa përgjigjja e saj “vetëm për sot” shihet si një tjetër konfirmim i raportit të Kledit me Evi Reçin.
Pas daljes nga “Big Brother”, Kledi bëri publik faktin se ishte ndarë nga partnerja e tij Khaoula. Çifti i dha fund marrëdhënies 6-vjeçare, pas ftohjes që kishin pësuar kohët e fundit. Modeli tregoi se u ftohën gjërat nga ana e tij dhe pasi e konsultoi me ishpartneren vendosën të ndaheshin. Ai u shpreh se ndoshta nuk ishte momenti i duhur për t’u ndarë, por “kështu e ndjeu”.
“U ftohën gjërat nga ana ime dhe kur isha në Austri i thashë që kjo lidhje nuk ka drejtim, kështu të dy bashkë i dhamë fund. Ishte pak e dhimbshme sepse janë 6 vite, por ka 2 vite që nuk kisha mundësi të bëja hapin që duhej, të krijoja një familje dhe të shkoja drejt martesës. Dhe nëse nuk e doja këtë me një person që kisha 6 vite, atëherë kur do ndodhte. Është ndarja e dytë, sepse kam pasur dy lidhje të gjata. E kam të vështirë dhe nuk ndodhi diçka konkrete, momenti nuk ishte i duhuri, por kështu e ndjeva dhe kështu vendosa”, u shpreh ai.
Por thashethemet rreth tij nisën me Sheilën, pas daljes nga “Big Brother”. Dy ish-banorët, Kledi Hysa dhe Sheila Haxhiraj, janë përfolur në rrjet për një romancë mes tyre, pas publikimit të disa fotove të dyshes ku dukeshin të afërt nën shoqërinë e njëri-tjetrit. Por pas këtyre përqafimeve dhe takimeve të shpeshta, fshihej një projekt i ri muzikor i këngëtares, e cila u shfaq në videoklip me modelin, duke ngritur dyshime mbi raportin e tyre.
Gjatë një interviste, ish-futbollisti foli për raportin me këngëtaren, duke i hedhur më shumë benzinë zjarrit. I ftuar në “Prive”, Kledi Hysa u pyet nëse raporti i tij me këngëtaren është miqësi apo dashuri dhe përgjigjja e tij la vend për të aluduar. Ai e cilësoi marrëdhënien e tyre si “miqësi e përzier”. Ndërsa kur u pyet nëse është beqar apo në një lidhje, Kledi Hysa u përgjigj thjesht “no comment”.
Por duket se tashmë kjo deklaratë është sqaruar, teksa Kledi vijon një miqësi të ngushtë me Sheilën, por dashurinë e ka gjetur tjetër kund. Ai dhe Evi janë çifti më i ri i showbizzit, që duket si shumë të tjerë kanë vendosur që të na ‘lodhin’ pak përpara se të çojnë këtë histori një hap më tej dhe të dalin publikisht si një çift, që duhet thënë, është ndër më simpatikët.