Sara Hoxha është pjesë e kastit të filmit “Në kuadër të dashurisë”, aty ku protagonistë janë Olta Gixhari dhe Luiz Ejlli, dy personazhet e njohur të BBVA 2.
Sara luan rolin e motrës së Gixharit, e quajtur në film Jonida. Sara ka treguar se e ka menduar të vështirë rolin e një personazhi që dashuron e sidomos skenën e puthjes.
“Unë në këtë film vij si një vajzë e re që quhet Aria. Jam motra e Jonidës që e luan Olta Gixhari dhe vajza e Zamira Kitës dhe Ndriçim Xhepës. E kam menduar si më të vështirë që të luaja një personazh që dashurohet me dikë tjetër në film. Puthja e parë ka qenë pak e vështirë. Jam munduar që ta mbaj me sa më pak dubla që të ishte e mundshme. Unë kur kam qenë më e vogël e kam pasur ëndërr të bëhem aktore. Kam kërkuar shpesh herë edhe për shkolla aktrimi në Los Angeles. Nuk u realizua kurrë si gjë. Me pak fjalë më është plotësuar një ëndërr”, ka thënë Hoxha.