Këngëtarja dhe ish-banorja e “BBVK”, Gigliola Haveriku ka folur rreth shtatzënisë. Haveriku tha se do të bëhet nënë e një vajze dhe muajt e fundit gjithçka i është vështirsuar.
“Unë sot kam ardhur 2 persona. Jam 8 muaj e 2 javëshe shtatzënë, çdo gjë është e vështirësuar për mua këtë periudhë, të flesh gjumë është e vështirë, të hash është vështirë. Fëmija që po pres është vajzë dhe shpresoj të jetë Bricjap”.
Pyetjes nëse ka menduar një emër për vajzën, këngëtarja iu përgjigj pa u dyzuar aspak.
“Nuk e di nëse është keq ta them, por kemi menduar Izabel dhe Iza shkurt. E kisha qejf si emër që e vogël, nëse do kisha një vajzë. Gjyshja, mezi po pret dhe i them se më duket sikur po ta bëj ty gocën dhe jo vetes”, tha ajo.