Në fillim të këtij muaji, aktorja Jonida Vokshi njoftoi se do të bëhet nënë për herë të dytë. Prezantuesja e Big Brother VIP Kosova këtë lajm e ndau pikërisht gjatë një mbrëmjeje spektakli të formatit të popullarizuar televiziv.
“Jam shumë e lumtur që ta ndaj këtë lajm kaq të bukur me ju që këtë rrugëtim kaq të mbushur plot emocione, një ndër më të rëndësishmit dhe më të bukur të jetës sime është pikërisht ky”, kishte thënë ajo.
Gjatë të enjtes, Jonida e ka shpërndarë një video në InstaStory, në të cilën shfaqet vajza e saj, Emi duke mësuar t’i vendose pelena një kukulle.