Pak ditë më parë Armaldo dhe Luizi u përfshinë në një debat të ashpër, ndërsa Kiara po përpiqej të qetësonte situatën. Ajo kapi nga krahu Luizin për t’i folur larg banorëve të tjerë, mirëpo këngëtari iu kthye në mënyrë të ashpër për herë të parë moderatores, tek largoi edhe krahun me forcë.
Ky veprim është gjykuar nga një pjesë e madhe e audiencës, duke përfshirë këtu edhe ish-konkurrenten e Për’puthen, Shqipe Hysenaj. Me anë të një postimi në InstaStory, ajo e cilësoi Luizin si një harbut që në të ardhmen ka për të ushtruar dhunë fizike ndaj Kiarës.
“Kurrë nuk mund të jem me një person të tillë, që është harbut dhe nëse do arrinte limitin, sado person pozitiv të jetë apo ta bëni, është një njeri që në të ardhme ka për t’a dhunuar këtë femër”, thotë ndër të tjera Shqipja për Luizin.