Luiz Ejlli mbetet një nga personazhet më të ndjekur dhe më të pëlqyer në rrjetet sociale, edhe pse Big Brother Vip Albania ka përfunduar prej muajsh.
Në emrin e tij janë hapur shumë fanpage në Instagram për të mbështetur këngëtarin në periudhën kur ishte pjesë e BBV, por dhe pas përfundimit të spektaklit.
Një nga fanpage-t e tij më të ndjekura është mbyllur dhe kjo mesa duket ka revoltuar këngëtarin.
Luizi ka reaguar përmes një postimi në InstaStory, ku i revoltuar thotë se shqiptarët kanë mllef. Teksa citon thënien e At Zef Pllumit “Ne nuk e duam njëri tjetrin, kemi mllef, lakmi dhe xhelozi për njëri-tjetrin”, Luizi thotë se kjo është arsyeja pse shqiptarët nuk ecin përpara.