Historia e dashurisë mes futbollistit shqiptar, Mërgim Berisha me Vesa Vllasaliun, është rikthyer sërish në vëmendje.
Ishte Vesa e cila tregoi së fundmi se shoqja e saj e ngushtë dhe Mërgimi e tradhëtuan. Ky i fundit u martua me vajzën për të cilën ka folur Vesa.
Për herë të parë, Edona Berisha ka rrëfyer historinë me Mërgimin dhe deklaratat e Vesës. Ajo ka mohuar ta ketë pasur shoqe të ngushtë Vllasaliun, teksa shton se me futbollistin njiheshin që në moshën 17-vjeçare.
“Nuk jam shoqe e ngushtë me Vesën, nuk ia ka marrë të dashurin dhe nuk është e vërtetë ajo se çfarë po flitet, kërkoj nga njerëzit që të mos i paragjykojnë dikë kur nuk e dinë të vërtetën, fillimisht dëgjoni të dy anët e historisë.
Unë dhe Mërgimi njihemi para se të njihja Vesën, ne njihemi që kur ishim 17 vjeç, por prej atëherë nuk kemi patur kontakt, unë nuk isha e informuar se ata janë ndarë, isha me shoqe në Turqi dhe unë e kisha postuar foto në WhatsApp, ai e ka parë dhe më ka shkruar”, ka thënë Edona.