Një fqinj i moshuar i Meghan Markle dhe princit Harry është larguar në mënyrë të vrazhdë nga rojet e sigurisë së tyre. Ai kishte shkuar për vizitë në në rezidencën e tyre në Montecito, Kaliforni, në vitin 2020.
Frank McGinity, një veteran 88-vjeçar i marinës amerikane, tregoi se ai iu afrua shtëpisë së tyre menjëherë pasi ata u shpërngulën, për t’u dhuruar disa filma që ka bërë për historinë e zonës.
“Harry dhe Meghan jetojnë në pronën e vjetër të McCormick dhe unë shkova te porta e tyre me filmat në një CD, por ata nuk ishin të interesuar. Djali i sigurisë më largoi dhe nuk donte ta merrte filmin, thjesht duke thënë ‘ata nuk janë të interesuar’. Unë po përpiqesha të prezantohesha si fqinj. Ne nuk i shohim shumë këtu përreth. Është e habitshme që ata erdhën këtu. Banorët këtu janë zakonisht më të moshuar. Është vendi ku elefantët vijnë për të vdekur”, -tha ai.