Temperaturat kanë rënë shumë nën zero ditët e fundit dhe bora me të ftohtin po mbizotëron pothuajse në të gjithë vendin. E ndërsa shumë janë të lumtur të luajnë në dëborë dhe të shijojnë këtë mot, ka nga ata që mezi presin të veshin rrobat e banjës dhe të dalin në plazhe. Pse? Sepse e urrejnë të ftohtin.
Nëse ju duket e çuditshme dhe pyesni veten se cilët janë ata, shikoni në rrethin tuaj personat që i përkasin shenjave të mëposhtme.
Gaforrja
Gaforres i pëlqen ideja për t’u strukur pranë zjarrit me çaj ose çokollatë të nxehtë, por e urren të ftohtin. Që gaforrja të largohet nga shtëpia në dimër, duhet të ketë ndodhur diçka tronditëse ose duhet të jetë e sigurt se do të jetë në një vend po aq të rehatshëm sa shtëpia e saj.
Luani
Mbreti i zodiakut, me ditëlindjen e tij që nis në korrik, nuk mund të mos e dashuronte verën. Dimri e kufizon atë. Nuk e lejon të tregojë talentin, pamjen madhështore, njohuritë dhe fuqitë e tij drejtuese. Të mbyllet në një shtëpi dhe të duhet të qëndrojë atje derisa të kalojë i ftohti, tingëllon si një ide më e mirë sesa të dalësh i shkujdesur ose me shumë shtresa rrobash që do të fshehin figurën perfekte.
Peshqit
Do ta keni të vështirë të bindni një mashkull të kësaj shenje që të dalë jashtë në dimër. Jo dhe jo sërish do të jetë përgjigja e tij, pasi temperaturat që mbizotërojnë në këtë periudhë të vitit i shkaktojnë neveri të madhe. Kur të vijë pranvera dhe të dalë dielli, atëherë do të pranojë çdo ftesë për të dalë.