Shakira dhe Gerard Pique prej kohësh tashmë i kanë të ndara rrugët dhe këngëtarja pas 10 vitesh në Barcelonë u transferua në Miami me fëmijët e saj.
Së fundmi ajo kërkon një ndihmëse dhe konkretisht një dado, duke i dhënë para të mjaftueshme për këtë shërbim.
Sipas “ La Vanguardia ”, këngëtarja kërkon ndihmë me fëmijët dhe në fakt njerëzit e afërt të saj kanë konfirmuar se ajo është në kërkim të dikujt për këtë pozicion. Shakira ofron rreth 2350 dollarë në muaj pagë plus shpenzimet e udhëtimit.
Në fakt, ajo do të jetojë me ta në rezidencën e saj, e cila ka gjashtë dhoma gjumi, një dhomë lojrash, një spa, një palestër dhe shtatë banja.
Kushti që ajo ka vendosur?
Megjithatë, këngëtarja mund të japë dyfishin e asaj që merr një dado në Amerikë, por ka vendosur edhe një kusht të pathyeshëm. Në veçanti, personi që do të zgjidhet të kujdeset për fëmijët e saj nuk duhet të ketë asnjë kontakt me shtypin. Në fakt, do të nënshkruhet një marrëveshje konfidencialiteti.