Mbrëmjen e djeshme të natës së prime-it padyshim që ishte vetë moderatorja Arbana Osmani, e cila me shaka u përpoq të bëj një rreng banorëve. Nga kureshtja banorët kanë pyetur se edhe sa do të zgjas aventura e tyre në Big Brother, ajo u përgjigj se do të zgjas edhe 3 muaj të tjerë. Kjo përgjigje nuk u prit aspak mirë nga banorët të cilët u trembën e nisën të pyesin derisa Arbana u tha se akoma nuk është marrë vendimi dhe do t’ua thotë të shtunën e javës tjetër.
Arbana: Pse doni ta dini dhe pse pikërisht 3 muaj.
Luizi: Si 3 muaj o Arbanë?
Arbana: Do t’jua them të shtunën që vjen.
Olta: O Arbana po pse i keni marrë vendimet pa na pyetur.
Arbana: Po kush të tha që është marrë vendimi mi Olta!