Në Kuvendin e Kosovës ka pasur sërish përplasje mes deputetëve të Partisë Demokratike në opozitë, dhe të partisë në pushtet, Lëvizjes Vetëvendosje.
Opozita është përpjekur të parandalojë mbajtjen e seancës së jashtëzakonshme që u thirr nga 41 deputetë. Ata fillimisht bllokuan foltoren. Pas votimit, deputetët pranë foltores u shtynë mes tyre.
Po ashtu, ka pasur sulme edhe ndaj kreut të Kuvendit, Glauk Konjufca, i cili është goditur me shishe uji.