KFOR ka njoftuar se ende s’i kanë kthyer përgjigje Serbisë për kërkesën që kjo ia bëri për kthimin e deri 1000 trupave në Kosovë. Sipas njoftimit të tyre ata janë duke e analizuar situatën dhe kërkesën e tyre. KFOR thotë se prezenca e shtuar kohët e fundit në Jarinje për arsye sigurie, rezultoi të ishte një aktivitet i suksesshëm.
“Aktualisht jemi duke analizuar kërkesën e fundit të Qeverisë së Serbisë. Ne do të vazhdojmë të ofrojmë një mjedis të sigurt dhe liri të lëvizjes që inkurajon dialogun produktiv, duke u dhënë mundësinë udhëheqësve për të krijuar zgjidhje afatgjata dhe të qëndrueshme, për të mirën e të gjitha komuniteteve që jetojnë në Kosovë”, thuhet në komunikatën e fundit për media nga KFOR.
During the last days, the #NATO-led #KFOR mission conducted a series of exercises in northern #Kosovo to test its capabilities to continue ensuring a safe and secure environment and freedom of movement.
Read more: https://t.co/n32f2I3PFX pic.twitter.com/YxD1c1g5OD
— @NATO – KFOR (@NATO_KFOR) December 21, 2022