Selena Gomez e ka provuar një filtër të frymëzuar nga Bella Hadid në TikTok dhe shtoi se do të donte të ishte aq e bukur. Këngëtarja dhe aktorja e aktivizoi filtrin që i ndryshoi fytyrën dhe tha: “Emri im është – emri im është Bella Hadid”. Në fund të klipit, 30-vjeçarja ka theksuar: “Do të doja të isha po aq e bukur sa Bella Hadid”.
Selena Gomez openly being thirsty for Bella Hadid was not on my 2023 bingo card- pic.twitter.com/dHR67UdlrX
— Shrvya | GOOD RIDDANCE ☆ (@shrvztweets) February 21, 2023
Zeshkanet e suksesshme kanë shumë të përbashkëta, sepse të dyja ishin në një lidhje me muzikantin The Weeknd në të kaluarën.
Muzikanti, emri i vërtetë i të cilit është Abel Tesfaje, ishte në një lidhje me Hadid nga prilli 2015 deri në nëntor 2016. Më pas ai ishte në një lidhje me Gomez që nga janari 2017. Ai u rikthye me Bellan pas ndarjes nga Selena, por lidhja me modelen përfundoi sërish.
Selena Gomez shows some love for Bella Hadid. pic.twitter.com/6b8Kw0iLxr
— E! News (@enews) February 22, 2023