Që nga ndërprerja e marrëdhënies me Justin Bieber, këngëtarja Selena Gomez është fokusuar vetëm në karrierën e saj. Megjithatë, ajo dëshiron të gjejë dikë në të ardhmen me të cilin do të ndajë jetën e saj dhe ka rrëfyer problemet që kanë burrat për të kuptuar kriteret e saj.
“Mendoj se kam disa kritere cilësore dhe se jetoj në një botë tani ku burrat shpesh i ngatërrojnë këto kritere. E vetmja gjë që kërkoj nga një mashkull është që ai të jetë “cool”. Jo i lezetshëm në kuptimin që njerëzit mendojnë se je i pashëm, por të jetë person i mirë, të më bëjë për të qeshur. Unë e kam kaluar fazën e thjesht të pasurit dikë në jetën time. Dua të jem e lumtur me personin që do kem në krah dhe ‘ta shijoj’ veten time kështu siç jam’, është shprehur Gomez.