Zhurmat në ‘Big Brother Vip Kosova” duket se s’kanë të sosur. Santiana dhe Shqipja janë përfshirë në një debat të ashpër, pasi kjo e fundit i tha se do të kalojë në depresion kur të ndahet nga i dashuri i saj. Debati më pas ka degraduar edhe në ofendime.
Santiana i tha Shqipes se ajo ka probleme mendore.
“Unë nuk kaloj në depresion dhe nuk ndahem, sepse ai e di kush jam unë. Kjo vajzë ka probleme, më dëgjoni kur them kjo ka problem me personalitet, ka probleme të personalitetit antisocial dhe histerionik. Kjo nuk është mirë, femër me probleme mendore”, tha ai.
Ndërsa Shqipja ia ktheu:
“Femër që e shet veten për një dorë, të sheh i dashuri që të fut duart tjetri. Ti që e shet veten për 200 mijë euro që dëshiron të bësh skandale”.