Ish-kryeministri Sali Berisha ka uruar këngëtarin Luiz Ejlli për martesën e tij me Kiara Titon nga një studio televizive ku ai ishte i ftuar. Ka qenë pikërisht njëri nga analistët në panel, Lorenc Vangjeli i cili i ka thënë Berishës se duket e vështirë që ai të takohet me Alibeajn duke e paralelizuar me puthjen që Luizit ju desh shumë punë që t’ja merrte Kiarës. Në këtë moment Berisha mori disa sekonda për t’i uruar çiftit dashurinë e tyre.
Pjesë nga biseda në studio:
Lorenc Vangjeli: Më kollaj u puth Luizi dhe Kiara se sa takoheni ju dhe Alibeaj.
Sali Berisha: Të trashëgohen njëherë dhe jetë të lumtur çiftit.
Lorenc Vangjeli: I ke shkruar një letër Luizit?
Sali Berisha: Jo nuk i kam shkruar një letër sepse secili ka diellin e vet. Urimi për martesën është gjëja më normale.