Aktorja e humorit Rudina Dembacaj ka ndarë me ndjekësit e saj lajmin se nuk është në gjendje të mirë shëndetësore. Ajo ka postuar në InstaStory një foto ku shihet se është e shtruar në spital dhe se ka kryer një injeksion i cili ishte pak i vështirë.
Si për ta marrë me sportivitet situatën krahas fotos ajo shtroi pyetjen për ndjekësit e saj se çfarë i la amanet bashkëshortit të saj, Mark Frrokut para se të futej në sallë, duke vendosur disa opsione ku ata mund të zgjidhin.
Por mesa duket ky lajm nga ana e aktores i ka shqetesuar ndjekësit e saj të cilët janë interesuar se çfarë i ka ndodhur Rudinës. Menjëherë ajo postoi një status ku sqaronte se e gjitha një injeksjon pak i vëshitërë por jo shumë serioz, e gjitha thjesht për të ç’tensionuar Markun.
“Që të sqarohem ishte thjesht një injeksjon (jo ndërhyrje) pak i vështirë që duhej bërë me anestezi. Nuk e kisha amanet serioz. Më tepër për të ç’tensionuar Markun”- shkroi aktorja e humorit.
Disa ditë më parë, Rudina rrëfeu se vuan nga muskuli piriformis, i cili prek nervin shiatik dhe bën që ajo të ketë vështirësi në ecje. Kujtojmë se pak kohë më parë Rudina Dembacaj ka treguar se ajo dhe Mark Frroku janë gati për tu bërë prindër.
Rudina dhe bashkëshorti i saj janë prindër të 4 fëmijëve, ku 2 vajza dhe 1 djalë vijnë nga martesa e mëparshme e Markut dhe një vajzë nga martesa e mëparshme e Rudinës. Përveç vajzës së madhe të Markut e cila studion në Amerikë, 3 fëmijët e tjerë jetojnë me çiftin.
Producentja tregoi se bashkëshorti i saj prej kohësh do një fëmijë e tani ka ardhur moment.
“Së shpejti do të bëjmë një fëmijë bashkë. Pavarësisht se bashkë i kemi të katër fëmijët. Marku ka pritur boll. Një herë filmi im, pastaj shfaqjet e teatrit, e kam shty goxha 1 fëmijë tjetër. Tani nuk kam çfarë t’i them më se edhe filmi doli”, – tha ajo duke mos treguar nëse është në pritje të ëmbël apo jo. Por sot ajo zbuloi se për momentin “i ka shtyrë” planet për fëmijë. /panoramaplus