Victoria Beckham ka treguar se është bullizuar shumë në shkollë dhe e ka patur të vështirë të kishte miq. Stilistja e njohur, ka folur për fëmijërinë e saj në “Javën Kundër Bullizmit”, përmes një postimi të bërë në rrjetet sociale.
Ndërkohë që ka folur për eksperiencat e saj, ajo ka dhënë vlerësimet maksimale për vajzën e saj, Harper, për të qenurit e fortë dhe shumë e kujdesshme.
“Ji më e sjellshmja në klasë. Jam shumë krenare që kam rritur një vajzë të fortë dhe që kujdeset për të tjerët. Kam qenë e bullizuar shumë në shkollë dhe shpesh i them Harper se sa e rëndësisshme është të jesh e sjellshme dhe të ngresh zërin për të gjithë ata që bullizohen, veçanërisht nëse sheh një vajzë të vogël, duke luajtur në këndin e lojrave vetëm, sepse njëherë e një kohë nëna e saj ishte pikërisht ajo vajzë. Kjo është Java Kundër Bullizmit, është shumë e rëndësishme që të mos e mbyllësh gojën nëse dikush është vetëm apo është duke u bullizuar. Harper, të dua shumë”, përfundon shkrimin e saj Victoria.
Ajo gjithashtu ka publikur një pjesë nga një intervistë të dhënë së fundmi në lidhje me Javën Kundra Bullizmit, ku ka treguar se e ka mësuar vajzën e saj të jetë e sjellshme me të gjithë.