Ronela Hajati kohët e fundit është bullizuar në rrjet për peshën e saj. Gjithsesi këngëtarja si gjithmonë zgjedh ti marrë gjërat me sportivitet dhe ka treguar në çdo kohë se “ka krijuar imunitet” ndaj komenteve negative.
Si një kundërpërgjigje, për të gjitha komentet ku e etiketojnë si “lopë”, apo epitete të tjera, Ronela ka ironizuar duke iu kërkuar njerëzve që të gjejnë një emërtesë të re.
“Komenti më i keq që lexoj për veten është krahasimi me lopën… 98% e këtyre komenteve vijnë nga gjinia mashkullore… Lopa shkretë ka bark dhe “sisë”. Unë s’kam asnjërën nga këto më vjen keq… Më gjeni kafshë tjetër urgjent, Draguar përshembull, që dhe t’ju djeg në të njejtën kohë, të bëj të paktën një gjë për ju”- shkruan Ronela në Instastory.