Disa ditë më parë Romeo Veshaj, në emisionin e tij përshëndeti “live” ish të dashurën, Jonida Maliqin. Gjatë një interviste të shkurtër për “Jo Vetëm Modë”, këngëtarja gjeti hapësirën që të bënte të njëjtën gjë dhe të sqaronte raportin e tyre.
‘E përshëndes edhe unë! E kam xhan dhe sa herë e takoj, ruajmë miqësi kështu që nuk ka ndonjë gjë të jashtëzakonshme. Jetojmë në një kohë kur fatmirësisht qytetaria dhe mirënjohja ekzistojnë, ku njerëzit kalojnë kohë shumë të bukur bashkë’, u shpreh Jonida Maliqi.