Këngëtari Robert Berisha ka folur si rrallë herë për jetën e tij personale. I ftuar në një emision ai zbuloi për herë të parë se pse e ka mbajtur vajzën e tij të madhe jashtë syrit të kamerave. Ai tregoi se arsyeja kryesore ka qenë mosha e saj, ndërsa shtoi se ka dashur që ajo fillimisht të rritej dhe më pas të vendoste vetë nëse do të dëshironte të ishte një person publik apo jo.
“Shumë prej jetës private kam treguar, ndoshta këtë nuk kam pasur qejf për ta treguar, sepse ndoshta as ajo nuk ka qenë gati. Kam pasur qejf të rritet njëherë, që të jetë e gatshme t’i përgjigjet pyetjes sime “babë, a ke qejf tani ti me u bë publike”. Tashmë është rritur dhe normal që komunikojmë, edhe normal ka pranuar, edhe normal që unë që vjet për datëlindje kur i ka bërë 16 vjeç, e kam postuar”, rrëfeu Roberti.