Rihanna është rikthyer me në një performancë elektrizuese, pas 7 vitesh, solo në skenën e Super Bowl. Mirëpo përtej muzikës dhe këngëve të saj për të cilat të gjithëve i kishte marrë malli, këngëtarja ka dhënë një lajm që i ka suprizuar të gjithë. Ajo do të bëhet nënë për herë të dytë.
Në një intervistë javën e kaluar, këngëtarja u pyet nëse do të kishte ndonjë surprizë gjatë performancës së saj në stadiumin State Farm të Arizonës.
“Po mendoj të sjell dikë”, u përgjigj ajo. “Nuk jam e sigurt, do të shohim.”
U mendua se kjo ishte një deklaratë për duete fantastike si vetëm ajo di të sjellë, por i la fansat pa fjalë.
Këngëtarja nuk solli në shfaqje asnjë muzike të re, por fansat shijuan këngët e saj ikonike.