Rihanna do të largohet si shefe ekzekutive e markës së saj të të brendshmeve, Savage X Fenty.
Këngëtarja e njohur po ia kalon punën Hillary Super, ish-shefe ekzekutive e Anthropologie Group. Super, e cila gjithashtu ka mbajtur poste drejtuese në Guess, American Eagle, Gap dhe Old Navy.
“Marka është një fuqi e madhe në industrinë e të brendshmeve dhe veshjeve dhe angazhimi i saj i palëkundur për të festuar përfshirjen dhe frikën është frymëzues,” tha ajo.
Rihanna, pasuria personale e së cilës vlerësohet në më shumë se 1.4 miliardë dollarë, ka mbajtur titullin e CEO që kur themeloi markën e të brendshmeve në 2018. Këngëtarja e “Umbrella” do të largohet zyrtarisht të hënën, por do të mbetet kryetare ekzekutive.