Reperi kanadez Tory Lanez është dënuar me 10 vjet burg për plagosjen e muzikantes Megan Thee Stallion. Lanez qëlloi fituesen e Grammy, Megan Thee Stallion në këmbë gjatë një debati mes tyre pas një feste në vitin 2020 e organizuar në rezidencën e Kylie Jenner.
Ai u shpall fajtor për tre akuza. Megan Thee Stallion kishte nevojë për një operacion për të hequr plumbat nga këmba e saj.
Lanez, emri i vërtetë Daystar Peterson, ka pasur shtatë albumet më të mira në SHBA në shtatë vitet e fundit.