Kryeministri, Edi Rama ka përgëzuar homologun e tij të Kosovës, Albin Kurtin për pranimin e propozimit të Bashkimit Europian për të përparuar drejt një zgjidhje zhbllokuese lidhur me Asociacionin e komunave me shumicë serbe.
Në postimin e tij, kryeministri Rama thotë se udhëheqësit e Kosovës dhe Serbisë duhet të tregojnë lidership dhe të punojnë ngushtësisht, pa asnjë vonesë të mëtejshme, me aleatët perëndimorë të rajonit për të zbatuar Marrëveshjen Bazë mbi normalizimin e marrëdhënieve.
“Rajoni ynë meriton paqe, stabilitet dhe bashkëpunim për një të ardhme të përbashkët më të mirë, dhe jo konflikte, lojëra fajësimi dhe prapakthime që na dëmtojnë të gjithëve”, shkruan Rama në rrjetet sociale.