Kreu i Grupit Parlamenta, Taulant Balla, ditën e sotme në një deklaratë për mediat ka konfirmuar se fasha 800 kWh për orë nuk do të aplikohet as në muajin nëntor për çmimin e energjisë për konsumatorët familjarë. Sipas tij, qeveria ka vendosur që ta shtyjë fashën edhe për muajin nëntor, njëjtë si për tetorin.
“Shtyrjen edhe për muajin nëntor, edhe pse shi s’ka pasur asnjë pikë, qeveria ka vendosur se për shkak të mirëadministrimit dhe ndërgjegjes së qytetarëve shqiptarë që kanë dhënë efektet e para të uljes së shpenzimet të energjisë. Jemi ndër vendet e vetme, ku qeveria vazhdon të subvencionojë 80% të faturës. Nuk është e vërtetë. Është një opsion, por qeveria ka njoftuar në kohë Entin Rregullator se nuk do aplikohet”, tha Balla.
Nëse do të vendoset çmimi i ri familjarët që kalojnë fashën 800 kilovat do të paguanin 42 lekë kilovatin.