Forcat speciale RENEA dhe FNSH zbarkojnë në Shkodër. Prej 2 ditësh po kryhen kontrolle në disa zona të qytetit. Burimet bëjnë të ditur se në qendër të aksionit është goditja e grupeve kriminale në kryeqendrën e veriut. Sipas të dhënave deri tani janë shoqëruar në komisariat disa persona për armëmbajtje pa leje të cilët po merren në pyetje.
Ende nga policia e Shkodrës nuk ka një njoftim zyrtar për rezultatet e këtij operacioni.