Dasma e Arbër Hajdarit u bë qendra e vëmendjes disa javë më parë në të gjitha mediat rozë. Vihej re prezenca e shumë personazheve publike si dhe mungesa e disa prej tyre. Ajo që u komentua për shkak të mungesës së saj ishte Balina Bodinaku.
E ftuar në emisionin “Goca dhe Gra”, Balina iu nënshtrua pyetjes se përse nuk ishte në dasmën e Arbrit dhe ajo nuk nguroi aspak ti përgjigjej me një pyetje pikante.
“Për këtë duhet të pyesni Arbrin!”- u shpreh ish-opinionistja e Big Brother VIP, duke bërë të kuptohet se ajo nuk ka marrë një ftesë.