Puthja e dhënë brenda shtëpisë së Big Brother Vip Kosova mes Getinjos dhe Vivien u komentua shumë në rrjetet sociale dhe fansat e tyre mezi prisnin një sqarim nga ata. Mbrëmjen e kaluar, teksa po mbahej nata live, prezantuesit i pyetën dy protagonistët në lidhje me puthjen që shkëmbyen.
Puthja e tyre nuk ishte parë nga banorët e tjerë dhe shumica prej tyre u surprizuan kur u shfaq klipi.
Getinjo për puthjen tha se ishte e lehtë por me ndjenja.
“Ishte puthje e lehtë por me ndjenja. Najs shumë u kënaqa une Din, mu nuk më vjen marre Dhe s’kom komplekse me i tregu gjithë shikuesve që gjë keq s’kemi bë. Nuk jemi duke bërë gjëra negative”, ka thënë ai.