Kylie Jenner pëlqen të tërheqë “sytë” e paparacëve në çdo paraqitje, por këtë herë fansat e saj janë inatosur zgjedhjen e saj.
Ylli miliarder u shfaq në një sfilatë mode në Javën e Modës në Paris, e veshur me një fustan të zi prej kadifeje.Megjithatë, fustani ishte gjëja e fundit për të cilën u fol për sa i përket look-ut të saj.
Koka e një luani, në fustanin e 25-vjeçares, ishte ajo që zgjoi interesin e të gjithëve. Më konkretisht, koka e rreme e një luani mbuloi anën e djathtë të Kylie Jenner, e cila buzëqeshi dhe pozoi para kamerës.
Postimi i saj i lejoi miliona ndjekësve të saj të shprehnin shqetësimin e tyre për zgjedhjen e kokës së luanit nga Jenner, ku shumica e akuzuan atë për promovimin e mizorisë së kafshëve.
“Po promovoni mizori ndaj kafshëve”, “Kaq gabim duket”, “Është gabimi juaj më i madh” shkruajnë në komentet poshtë postimit.