Fundjavën që lamë pas moderatorja Arbana Osmani dhe regjisori Eduart Grishaj kuororëzuan dashurinë e tyre në martesë, në një ceremoni shumë private, larg syrit të mediasPër të ftuarit ekzistonte vetëm një rregull: të mos postohet asnjë foto apo video nga dasma, në rrjetet sociale.
Po pak minuta më parë, vetë Arbana ka reaguar për herë të parë pas dasmës. Përmes disa postimeve në Instastory, moderatorja ka falënderuar publikun i cili arriti t’ia përcjellë dashurinë. Por edhe ata që e ndihmuan që ajo ditë të ishte magjike.
Por diçka tjetër tërhoqi vëmendjen. Arbana zbuloi një detaj shumë prekës e të ëmbël lidhur me fustanin e saj të nusërisë. Fustanin e bardhë, për të cilin u kujdesën deri në detaje Marcela Lati dhe Armand Peza, Arbana e mori si një dhuratë nga ata, jo vetëm për ta shijuar ajo vetë, por që ta veshë edhe Zoi kur të rritet e të përjetojë ditën e saj të rëndësishme.